E TRISHTË/ Po stërvitej me kombëtaren e tij, ndahet nga jeta në moshën 23-vjeçare ish-lojtari i Shkupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2022 | 14:12

E TRISHTË/ Po stërvitej me kombëtaren e tij, ndahet nga jeta në moshën 23-vjeçare ish-lojtari i Shkupit

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Afrika, ku ish-futbollisti i Shkupit, Mariano Ondo Monsuh Angong, është ndarë nga jeta teksa po stërvitej me kombëtaren e Guinesë Ekuatoriale.

Mariano-Ondo

Në stërvitjen me kombëtaren e tij, ai pësoi një atak në zemër dhe më pas u transferua drejt spitalit, aty ku ndërroi jetë.

Mariano Ondo ka qenë pjesë e Shkupit deri në gusht të vitit 2018, duke zhvilluar vetëm tre ndeshje. Së fundmi, ai kishte arritur një marrëveshje për të luajtur me një skuadër të Ligës së Tretë në Spanjë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"