E TRISHTË/ Pëson goditje në tru në stërvitje, ndërron jetë arbitri që ishte në duelin Shqipëri-Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2022 | 14:32

E TRISHTË/ Pëson goditje në tru në stërvitje, ndërron jetë arbitri që ishte në duelin Shqipëri-Angli

Një ngjarje e rëndë dhe e trishtë ka ndodhur në Francë!

JOHAN HAMEL

Arbitri francez Johan Hamel ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare pas një goditjeje në tru gjatë stërvitjes.

Një lajm që ka shokuar mbarë opinion publik, për nga vetë fakti i ngjarjes.

Hamel ka qenë arbitër i katërt në ndeshjen mes Shqipërisë U-21 dhe Anglisë U-21 e përfunduar me rezultatin 0-3 për përfaqësuesen e “Tre Luanëve” në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Hamel ka më shumë se 120 ndeshje në Ligue 1 franceze dhe mbi 300 ndeshje në total si arbitër profesionist.

Një lajm i trishtë ky për futbollin transalpin.

SH

SH 1

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"