E TRISHTË/ Pëson atak kardiak në stërvitje, ndahet nga jeta tragjikisht trajneri shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2022 | 22:23

E TRISHTË/ Pëson atak kardiak në stërvitje, ndahet nga jeta tragjikisht trajneri shqiptar

Sporti shqiptar është në zi!

MENTAR DERMYSHI

Pasditen e djeshme është ndarë nga jeta, trajneri i moshave të skuadrës së Gramshit, Mentar Dermyshi.

Ish-futbollisti i njohur ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike jetë si pasojë e një infarkti teksa ishte në fushën e stërvitjes së Gramshit.

Një lajm i trishtë ky për të gjithë komunitetin e futbollit dhe jo vetëm.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"