E trishtë, ndahet nga jeta presidenti legjendar i Barletit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 10:29

E trishtë, ndahet nga jeta presidenti legjendar i Barletit

Në moshë 82-vjeçare ka ndërruar jetë Gafur Dudaj, biznesmen i njohur dhe president i Universitetit “Marin Barleti” në Tiranë. Dudaj do të mbahet mend edhe për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë për më shumë se 20 vite me radhë në sportin e volejbollit.

Gafuri-1-1

Prej 16 vitesh, biznesmeni vlonjat ka qenë president i skuadrës Barleti Volej, duke e shndërruar këtë ekip në një nga më të mirët në Shqipëri, teksa universitaret nën drejtimin e z.Dudaj u shpallën katër herë kampione të Shqipërisë si dhe fituan 5 herë Kupën e Republikës.

efwgw3g23ggsdg

Kështu, volejbolli shqiptar humbet një prej njerëzve që ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për zhvillimin e këtij sporti. Ditën e sotme trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit, teksa varrimi u bë në orën 12:00 në Sharrë. Gazeta “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet familjes Dudaj për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"