E trishtë/ Luajti në periudhën e suksesshme të Realit, vdes ikona e klubit madrilen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2021 | 10:47

E trishtë/ Luajti në periudhën e suksesshme të Realit, vdes ikona e klubit madrilen

Real Madridi është tronditur sot nga lajmi i vdekjes së njërit prej legjendave të klubit. Ish-mbrojtësi spanjoll në vitet ’50-’60 Enrike Perez “Paçin” është ndarë sot nga jeta në moshën 82-vjeçare. Lajmi u dha nga vetë klubi mbretëror në faqen zyrtare.
PLANTILLA-HORIZONTAL-FALLECIDOS-pachinThumb
Perez luajti më periudhën e artë të Realit, kur spanjollët dominonin Spanjën dhe Europën.

“Real Madridi, presidenti dhe Bordi Drejtues i klubit janë thellësisht të prekur nga vdekja e Enrike Perez ‘Paçin’, njëri prej legjendave të klubit tonë në vitet 1959-1968.

Gjatë 9 viteve me Realin, Enrike zhvilloi  218 ndeshje dhe fitore dy Kupa Europiane (Liga të Kampioneve), 7 kampionate spanjolle, 1 Botëror të Klubeve dhe 1 Superkupë të Spanjës. Ai luajti dhe me kombëtaren spanjolle”, shkruhet në faqen zyrtare të Real Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"