PAMJE TË RËNDA/ Ishte duke garuar, ndërron jetë tragjikisht piloti 14-vjeçar (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 17:05

PAMJE TË RËNDA/ Ishte duke garuar, ndërron jetë tragjikisht piloti 14-vjeçar (VIDEO)

Piloti i MOTO3, Hugo Millan ka ndërruar jetë në moshën 14-vjeçare pas një aksidenti tragjik në MotorLand Aragon. Adoleshenti po garonte në Kupën Europiane të Talenteve kur ra nga motori i tij 13 xhiro nga fundi.

HUGO MILLAN

Ai më pas u përplas aksidentalisht nga një tjetër pilot.

Millan mori trajtim urgjent në pistë, përpara se të transportohej me helikopter në spitalin e Zaragozës në Spanjë.

Por mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin atë ndërsa ai ndërroi jetë tragjikisht.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"