E trishtë, ish-futbollisti i Vijarealit ndërron jetë një ditë pasi festoi 25-vjetorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 20:34

E trishtë, ish-futbollisti i Vijarealit ndërron jetë një ditë pasi festoi 25-vjetorin

Një lajm i trishtë vjen nga Uruguai. Futbollisti uruguaian, Franko Akosta ka ndërruar jetë pranë qytetit të tij në Montevideo.

1615198278_674695_1615198351_noticia_normal

Siç raportohet ai u zhduk teksa u përpoq të kalonte një përrua, duke rënë në ujë ditën e shtunë, një ditë pasi kishte festuar 25-vjetorin e lindjes. Trupi i tij u gjet sot i pajetë.

Lojtari ishte në një shëtitje me familjen e tij, duke festuar 25 vjetorin e tij të lindjes. Akosta ishte një sulmues ndërkombëtar i të rinjve të Uruguait, teksa ka luajtur edhe në kampionatin spanjoll me skuadrën e Vijarealit në të kaluarën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"