E TRISHTË/ I vetmi që ka stërvitur Realin, Barçën dhe Atletikon. Ndahet nga jeta ish-trajneri kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 0:10

E TRISHTË/ I vetmi që ka stërvitur Realin, Barçën dhe Atletikon. Ndahet nga jeta ish-trajneri kampion

Ish-trajneri i njohur serb Radomir Antiç është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. I vetmi trajner që ka stërvitur 3 klubet më të mëdha të futbollit spanjoll në histori (Real Madridin, Barcelonën dhe Atletiko Madridin) vdiq mbrëmjen e sotme, ndërsa rrethanat e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura.

15861954540295

Klubi i Atletiko Madridit dhe Barcelonës ngushëlluan familjen e të ndjerit si dhe shprehën dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta.

Antiç arriti të shkëlqente në krye të Atletiko Madridit në sezonin 1995-1996 duke arritur të fitonte kampionatin spanjoll dhe Kupën e Mbretit përballë dy rivalëve superiorë të Real Madridit dhe Barcelonës. Ai drejtoi Realin në sezonin 1991-1992 dhe Barcelonën në vitin 2003. Gjithashtu, Antiç drejtoi dhe Serbinë në Kupën e Botës të vitit 2010, duke arritur të mundte në fazën e grupeve Gjermaninë me rezultatin 1-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"