E trishtë/ Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta ish-presidenti i Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2021 | 17:52

E trishtë/ Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta ish-presidenti i Formula 1

Është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare ish-presidenti i Formula 1, Maks Moslei pas një beteje të gjatë me kancerin. Britaniku shërbeu në krye të garave me makina për 3 mandatë në vitet 1993-2009.

max

Lajmi u bë i ditur nga ish-kolegu i tij, Bernie Eklston i cili e cilësoi ndarjen nga jeta të Mosleit si humbjen e një vëllai.

Ish-numri një i Formula 1 u bë i njohur për gjyqin e fituar me median “News of the World” në vitin 2008, pasi kjo e fundit e akuzonte Moslein se kishte ndërmarrë një orgji seksuale.

Gjithashtu 81 vjeçari mbahet mend për reformat e mëdha në aspektin e sigurisë së makinave në pistë, gjë e cila e la në krye të garave me makina për plot 16 vite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"