E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda gjirokastrite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2021 | 12:51

E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda gjirokastrite

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ish-trajneri, lojtari dhe njëkohësisht administratori i AF Luftëtari, Mustafa Hysi ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

mustafa hysi

Një lajm i trishtë ky për futbollin gjirokastrit dhe jo vetëm, ku Hysi ishte simbol i klubit Luftëtari në vitet ’80.

Gjithashtu Mustafa Hysi ka trajnuar për shumë sezone skuadrën gjirokastrite si në Kategorinë Superiore dhe në Kategorinë e Parë nga ku e ka shpallur dhe kampion.

Futbolli shqiptar sot është në zi, nga vdekja e figurës së njohur të Mustafa Hysit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"