E TRISHTË/ Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta ish-ndihmësi i Lipit dhe Ançelotit
Trajneri i njohur i fitnesit dhe ndihmësi i Antonio Kontes te Totenhemi, Xhian Piero Ventorne, është ndarë nga jeta në moshën 62-vjeçare.
Ai që u bë i njohur në kohën kur ishte te Juventusi duke qenë ndihmës i Marselo Lipit dhe Karlo ançelotit nga viti 1994 deri në 2004, humbi betejën me leuceminë.
Ventrone u shtrua në spitalin e Napolit me emergjencë në 4 tetor dhe qëndroi në koma për gati dy ditë, teksa u nda nga jeta mëngjesin e 6 tetorit.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Juventusi shkruan: Ne do ta kujtojmë gjithmonë figurën e tij diskrete, përkushtimin e tij në detaje, filozofinë e tij të punës dhe mbi të gjitha, talentin e tij të madh, duke kuptuar se si futbolli po hynte në një epokë të re. Një epokë në të cilën ka kontribuar. Lamtumirë Gian Piero”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"