“E treguam ndaj Kukësit, kemi gjendje fizike shumë të mirë”, Hoxhallari: Nuk do ta kemi të vështirë të shënojmë nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 10:22

“E treguam ndaj Kukësit, kemi gjendje fizike shumë të mirë”, Hoxhallari: Nuk do ta kemi të vështirë të shënojmë nëse…

Mbrojtësi i Tiranës, Erjon Hoxhallari, foli për mediat para sfidës ndaj Teutës, e planifikuar të zhvillohet ditën e nesërme në orën 13:00. 

erion hoxhallari

Pavarësisht humbjes ndaj Kukësit, pogradecari u shpreh optimist për ecurinë aktuale te bardheblutë, teksa beson se skuadra do të rikthehet te rezultatet pozitive.

NDESHJA NDAJ TEUTËS- Besoj se jemi në një gjendje të mirë, pasi e treguam dhe me Kukësin që ishim shumë mirë në gjendje fizike. Po ashtu edhe në lojën tonë dolëm, por na munguan golat, ndoshta edhe një penallti që s’na u dha. Do ishte akoma më mirë që atë ndeshje ta kishim fituar dhe të vinim me një moral tjetër në ndeshjen ndaj Teutës.

PIKËT- Në këtë pozicion që jemi ne, na duhen vetëm pikët. Shpresojmë që mbas lojës së mirë të vijnë dhe pikët.

MUNGËSA E NAJDOVSKIT- Te Tirana kanë janë përzgjedhur lojtarët më të mirë. Si të mungojë Najdovski, si të mungoj unë, lojtari zëvendësues, do të jetë më i miri i mundshëm.

OBJËTIVI I TIRANËS- Unë them që nuk duhet të shikojmë objektivat në këtë moment, por duhet të shikojmë ndeshjet e radhës. T’i marrim një nga një ato, t’i fitojmë dhe në fund të shikojmë për objektivat.

PROBLEMET NË SULM- Në qoftë se vazhdojmë me rritmet që po krijojmë para portës, nuk do ta kemi shumë të vështirë të shënojmë. Kemi dalë shumë herë, por nuk kemi mundur të shënojmë. Po të jemi më të përqendruar besoj se do të ecim më lehtë.

VETËM 13 GOLA TË PËSUAR- Nuk duhet ta marrim meritën vetëm ne mbrojtësit, ekipi mbron me gjithë skuadrën, duke filluar që nga sulmi, duhet t’i japim të gjithëve merita”, u shpreh Hoxhallari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"