“E trajton Kombëtaren sikur t’ia kishte lënë baba”, drejtuesi i Vllaznisë sulmon Ervin Bulkun për dy të rinj: Çfarë të bëjnë më shumë?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 21:47

“E trajton Kombëtaren sikur t’ia kishte lënë baba”, drejtuesi i Vllaznisë sulmon Ervin Bulkun për dy të rinj: Çfarë të bëjnë më shumë?

Grumbullimi i futbollistëve të klubeve të ndryshme në kombëtaret e moshave bëhet përsëri “mollë sherri” në vendin tonë. Këtë herë ai që ngre zërin është drejtori i Akademisë Vllaznia, Alban Neziri, i cili e ka vlerësuar të pakuptimtë mosgrumbullimin me U17 të dy lojtarëve të spikatur të kësaj grumpmoshe në ekipin shkodran, Aris Ara dhe Gerlad Kubazi.

bulku

Kombëtarja U17 zhvilli dy ndeshje miqësore ndaj Turqisë ku u mund 3-0 në të dy sfidat dhe dy lojtarët nuk u ftuan në këtë grumbullim. Një situatë që ka lënë shumë të pakënaqur në klubin kuqeblu, me Nezirin i cili nuk ka kursyer kritikat ndaj trajnerit Ervin Bulku për zgjedhjet që bën.

“Nuk e kuptoj se çfarë duhet të bëjnë më shumë dy futbollistë për të marrë ftesën për në kombëtare? Ara dhe Kubazi janë dy lojtarë që ke kënaqësi t’i shohësh në fushën e lojës, dy lojtarë që shënojnë rregullisht, por për çudi nuk i pëlqejnë trajnerit të kombëtares!”, tha ai për “Shkodra Sport”.

“Bulku është në atë detyrë për të përzgjedhur më të mirët dhe në fakt nuk po e bën këtë gjë. Më habit edhe fakti se trajneri i Vllaznia U17, Gilman Lika, ka qenë shok skuadre me të në Kombëtare dhe vetë Lika i ka telefonuar duke ia sugjeruar këto dy lojtarë, por prapë nuk kemi marrë reagim pozitiv.

Diçka vërtetë e habitshme kjo gjë. Bulku e trajton kombëtaren njëlloj sikur t’ia kishte lënë baba. Unë nuk e di se çfarë duhet të bëjnë më tepër Ara e Kubazi për të marrë një ftesë për në kombëtare? E mira është që edhe stafi i ekipeve kombëtare të ndërhynte sepse në fund të fundit janë dy futbollistë që do t’i bëjnë nder kombëtares shqiptare”, theksoi Neziri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"