“E tmerrshme që me këtë lojë të dalësh barazim”, Shpëtim Duro: Nuk mund të korrigjoj asgjë te skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 23:43

“E tmerrshme që me këtë lojë të dalësh barazim”, Shpëtim Duro: Nuk mund të korrigjoj asgjë te skuadra

Trajneri i Laçit, shpëtim Duro ndjeu keqardhje për barazimin në minutat e fundit ndaj Apolonisë. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas u shpreh:

bandicam 2021-03-08 15-16-52-637

SHIJA E BARAZIMIT- Ky është futbolli. Në qoftë se t’i nuk arrin ta mbyllësh ndeshjen. Rezultati 1-0 asnjëherë nuk është i sigurt. Në pjesën e parë kemi pasur 3-4 situata të pastra për gol. Na vjen keq për golin e pësuar. Për sa i përket lojës, nuk kam çfarë të them, por në këtë situatë janë të rëndësishëm pikët.

Kjo skuadër ka qenë dominuese totalisht sot. Me këto skuadra kanë lënë pikë edhe skuadra të tjera. Sot ishte e tmerrshme, që me këtë lojë me këtë situatë të dalësh barazim. Por, ky është futbolli. U ndëshkuam nga një moment pa pretendime fare.

KEQARDHJA PËR GOLIN E PËSUAR- Kishim mundësi reagimin me Markun për 2-1, por nuk arriti ta shfrytëzojë. Po të kishte më shumë kohë, do qe situatë tjetër. Ata nuk kishin asnjë mundësi shënimi, për këtë më vjen keq. Të marrësh një barazim në këtë situatë më vjen keq.

MUNGESAT NË SULM- Secili ka vlerat e veta. Por nuk kemi çaluar aty. Aktivizuam Shehun si sulmues i dytë, arriti të shënonte, krijoi edhe raste. Mungonte Nuabueze, Xhixha, Mazrekaj nuk është në 100%. Kur skuadra nuk luan mirë, të kujtohen mungesa, por në këto raste, nuk ka analizë, por më vjen keq që nuk mora 3 pikë.

GABIMI I SHERRIT- Nuk mund të korrigjoj asnjë gjë te skuadra te loja. Nuk mund të them asgjë për lojën sot. Nga fillimi deri në fund. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Duhet ta kishim mbyllur më përpara ndeshjen, që të ishim më të qetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"