E TMERRSHME/ Ishte infektuar me koronavirus, mjeku i klubit të yllit të Kosovës vret veten nga dëshpërimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 0:12

E TMERRSHME/ Ishte infektuar me koronavirus, mjeku i klubit të yllit të Kosovës vret veten nga dëshpërimi

Futbolli francez dhe europian është tronditur nga një ngjarje e rëndë e orëve të fundit. Doktori i klubit francez të Stad-dë-Reim (ku luan dhe futbollisti i Kosovës Arbër Zeneli)  Bernardo Gonzalez u gjet i vdekur në banesën e tij. Sipas mediave vendase, ai kreu vetëvrasje në shenjë dëshpërimi pasi ishte infektuar me koronavirus.

EU3MUqbWAAIm9Wg

Ai u gjet nga bashkëshortja e tij, e cila po qëndronte bashkë me të në izolim prej koronavirusit. 60-vjeçari la një shënim ku shpjegonte arsyet e këtij tronditës.

Presidenti i klubit të Stad-dë-Reimit Zhan-Pier Kajo u shpreh se ky lajm e ka hidhëruar pa masë.

“Ai punonte me klubin prej më shumë se 20 vitesh dhe e kreu detyrën e tij me profesionalizmin më të lartë. Në periudhat më të vështira, ai punoi dhe vullnetarisht. Sot është një ditë e hidhur për ner”, shprehet presidenti i Stad-dë-Reimit Kajo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"