E TMERRSHME/ Festoi me miqtë e tij, vdes në aksident kampioni i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2019 | 18:05

E TMERRSHME/ Festoi me miqtë e tij, vdes në aksident kampioni i ri

Jeta e kampionit italian të notit Dario D’Alesandro është prerë në mes tragjikisht mëngjesin e sotëm.

noti

16-vjeçari po udhëtonte me “Scooter”-in e tij në rrugën Sarzanese duke u përplasur me një makinë. Inercia e përplasjes ka bërë që adoloshenti të goditet me murin anësor të rrugës.

Aksidenti është shënuar në orën 02:30 të ditës së sotme, ndërsa mësohet se D’Alesandro po kthehej nga një festë me miqtë e tij në Pietrasanta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"