E thotë media britanike: Dy skuadra të Premier Ligës në “pole-position” për Rashicën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 22:38

E thotë media britanike: Dy skuadra të Premier Ligës në “pole-position” për Rashicën

Liverpuli dhe Aston Vila janë dy skuadrat që kryesojnë garën për të blerë futbollistin e talentuar të Verder Bremenit dhe Kosovës Milot Rashicën.

1582050611_milot-rashica-werder-bremen-1580853338-31168

Media e famshme britanike “Mirror” zbulon se kampionët në fuqi të Europës dhe Aston Vila janë dy klubet që interesohen më shumë për të blerë Rashicën.

Vlera e 23-vjeçarit në merkato është 38 milionë euro. duke parë formën e dobët të Verder Bremenit këtë sezon, Rashica mund të përgatitet të hedhë hapin e rëndësishëm të karrierës. Shumë media shprehen se Liverpuli e dëshiron yllin e Kosovës, por nëse ai kalon në “Enfild Roud”, rrezikon të përsëritet precedenti “Shaqiri”, i cili po qëndron pjesën më të madhe të kohës te Liverpuli si futbollist rezervë.

Rashica konsiderohet ndër talentet e futbollit gjerman që do të shpërthejë në Angli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"