E thotë historia, statistikat dërgojnë titullin drejt Real Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 16:18

E thotë historia, statistikat dërgojnë titullin drejt Real Madridit

Statistikat dhe historia është në anën e Realit të Madridit. Për të fituar titullin kampion, ka shumë kombinime të ndryshme sepse në 5 javët e mbetura ka avantazh 4 pikë nga Barcelona. Skuadra e Zinedin Zidanit ka luksin që të barazojë 2 ndeshje, ose të humbasë një tjetër dhe sërish do të ishte përpara Barcelonës në renditjen e përgjithshme.skysports-real-madrid-valencia_5017154

Historia ka treguar se nëse “Galaktikët” janë +4 pikë nga skuadra e dytë, nuk e humbasin titullin kampion dhe për të gjetur një sezon ku kanë dështuar, është ai i vitit 1981- 1982. Po flasim për kohën kur një ndeshje vlerësohej 2 pikë, ndërsa që nga koha kur një ndeshje vlen 3 pikë, kurrë nuk ka dështuar. Ka humbur një kampionat në sezonin 1991-1992, por atëherë diferenca me ndjekësin ishte 3 pikë dhe jo 4.

Gjashtë fitoret radhazi pas Koronavirusit kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në “Valdebebas”. Zidan është duke e menaxhuar mjaft mirë skuadrën e tij dhe i ka motivuar ashtu siç duhet në rifillimin e kampionatit. “Na tha që të fitonim 11 ndeshje dhe të grumbullonim 33 pikë”, zbuloi Karvahal pas ndeshjes.REAL MADRID

Trajnerit Zidan i iku një titull nga duart me Juventusin në javën e fundit dhe ndoshta e ka menduar shumë gjatë këtyre netëve duke kërkuar maksimumin nga skuadra e tij.

“Nuk e kemi fituar titullin kampion. Unë e di mjaft mirë si janë këto gjëra dhe duhet të presim deri në fund”, tha Zidan. Madrilenët gjithashtu e dinë mirë çfarë do të thotë të humbasësh një titull në fund. Bëhet fjalë për vitin 2004, ku Reali i Karlos Keiroz ishte në krye të tabelës bashkë me Valencian, por i humbi të pesta ndeshjet. Këtë herë historia është ndryshe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"