E thonë mediat spanjolle, “Camp Nou” do të sulmohej nga terroristët në ndeshjen me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2018 | 20:04

E thonë mediat spanjolle, “Camp Nou” do të sulmohej nga terroristët në ndeshjen me…

Mediat spanjolle kanë nxjerrë një lajm që i ka shokuar të gjithë. Sipas tyre vitin e kaluar, stadiumi i Barcelonës, “Camp Nou” ka qenë objektiv i një sulmi terrorist. Vjet në qytetin e Barcelonës u bënë dy sulme ku mbetën të vrarë 16 persona.

islamic-terrorism

Nga po e njëjta celulë terroriste po planifikohej edhe sulmi në ndeshjen Barcelona – Real Betis që u zhvillua në 20 gusht të 2017. Por forcat policore kanë qenë të shpejta dhe kanë vepruar duke i arrestuar të dyshuarit, ku njërit prej tyre iu gjetën edhe foto të stadiumit në celularin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"