E thonë mediat italiane, Rrahmani nesër te Napoli, por ja kur do të luajë me ekipin e Gatuzos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 19:13

E thonë mediat italiane, Rrahmani nesër te Napoli, por ja kur do të luajë me ekipin e Gatuzos

Kapiteni i Kosovës dhe futbollisti i Veronës Amir Rrahmani do të kryejë nesër vizitat mjekësore te Napoli.

Rrahmani Napoli

Mediat e huaja shkruajnë se Napoli dhe Verona kanë arritur marrëveshjen të premten e kalur dhe tashmë 25-vjeçari do të prezantohet nesër si futbollisti më i ri i skuadrës Xhenaro Gatuzos.

Sipas informacioneve, transferimi i tij i kushtoi “të kaltërve” 14 milionë €, ndërsa Rrahmani do të firmosë për 5 vite me pagë 1.8 milionë € në sezon.

Por, futbollisti do të aktivizohet me Napolin vetëm pasi të përfundojë ky sezon. Verona ëndërron të marrë pjesë në Europa Ligë dhe Rrahmani është i vendosur ta realizojë këtë objektiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"