E siguroi Juventusi në verë, futbollisti ishte pranë kalimit te Barcelona në verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 9:06

E siguroi Juventusi në verë, futbollisti ishte pranë kalimit te Barcelona në verë

Alvaro Morata ishte një hap larg Barcelonës këtë verë. Ai që sjell këtë prapaskenë është rrjeti “Cadena Ser”, sipas të cilës Atletiko e Madridit i kishte dhënë aprovimin e marrëveshjes katalanasve, me të njëjtën ofertë që më pas sulmuesi u transferua në Torino: 10 milionë euro për huazimin njëvjeçar dhe 45 milionë euro për të drejtën e blerjes finale.
alvaro-morata-juventus-2020-21-1601283471-47943
Por Barcelona, pas hapjes së bisedimeve, e kishte shtuar edhe më shumë oreksin, duke kërkuar përveç Moratës, edhe mbrojtësin Hermoso e mesfushorin Lemar, në këmbim të rikthimit të Antuan Grizmanit tek Atletiko, por madrilenët e refuzuan ofertën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"