“E shtypi makina, e kuruam në Spanjë prej fëmijëve”/ CR7 vuajti aksidentin e maces

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 9:02

“E shtypi makina, e kuruam në Spanjë prej fëmijëve”/ CR7 vuajti aksidentin e maces

Pas thuajse një muaji e gjysmë ankth, Kristiano Ronaldo dhe Xheorxhina Rodrigez mund të relaksohen. Macja e tyre, Pepe, duket më në fund shëndoshë e mirë dhe do ta kalojë konvaleshencën në Spanjë, në shtëpinë e motrës së modeles spanjolle, Ivana.

maxresdefault

Edhe pse një motiv jo shumë i rëndësishëm në dukje, mesa duket çështja në fjalë ka shqetësuar jo pak familjen Ronaldo gjatë periudhës së fundit, e cila ndoshta në rastin e futbollistit mund të jetë pasqyruar edhe në fushën e lojës me bluzën e Juventusit, ku u rikthye të shënojë pikërisht ndaj Krotones, pas 3 ndeshjesh agjërim.

Sipas atyre që tregon vetë Xheorxhina, jo vetëm ajo, por edhe Kristiano kanë qenë shumë në tension së fundmi. Motivi ka qenë prezenca në shtëpi e fëmijëve të vegjël, të cilët nuk arrinin ta kuptonin se macja ishte e sëmurë dhe prindrit nuk i lejonin të luanin me të. Këtë fakt e konfirmoi vetë Xherxhina Rodrigez në një intervistë për revistën spanjolle “InStyle”.

Kristiano Ronaldo macja

“Pepe (macja e rracës Sfinks me vlerë 2500 euro) ishte larguar nga shtëpia dhe ishte aksidentuar nga një makinë. Ishte gati duke ngordhur, por pas një muaji e gjysmë terapi intensive te veterineri, vendosëm që ta dërgojmë te motra ime në Spanjë, Ivana, e cila do të kujdesej për të.

Tani Pepe po e rimerr veten, por ju konfirmoj se kaluam të gjithë një frikë të madhe. Një shqetësim, duke qenë se fëmijët ishin gjithmonë duke qarë, prej faktit që ne nuk i lejonim të luanim me macen, pasi ato nuk e kuptonin që ishte aksidentuar”.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"