E shtuna për historinë e Uzunit, sulmuesi bëhet gati të hyjë në “Librin e Artë” të futbollit spanjoll dhe të thyejë në tabu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 23:35

E shtuna për historinë e Uzunit, sulmuesi bëhet gati të hyjë në “Librin e Artë” të futbollit spanjoll dhe të thyejë në tabu

Kjo e shtunë do të jetë shumë e veçantë për Myrto Uzunin, Ndeshja e skuadrës së Granadës ndaj Leganes do të shënojë fatin e sulmuesit dhe të vetë ekipit të tij në këtë edicion, ku kanë qenë protagonistë kryesorë.

myrto-uzuni-festeja-su-doblete-con-el-granada-ante-el-mirandes--laliga

Granada është kryesuese e La Liga 2 dhe një fitore në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt, mund të sigurojë biletën e saj për ngjitjen në elitë si kampione. Një arritje jo e vogël në një kampionat shumë të luftuar me 4-5 skuadra që kanë ndërruar vazhdimisht vendet deri në javën e fundit të kampionatit. Asnjëherë më parë në histori, Granada nuk ka arritur të festojë ngjitjen para tifozëve të vet, duke siguruar kualifikimin në transfertë, një tabu që Uzuni dhe shokët e tij do të përpiqen ta thyejnë këtë të shtunë.

Vetë sulmuesi shqiptar ka një arsye madhore për të dhënë maksimumin në këtë sfidë dhe për të tentuar të thyejë rekorde të tjera në klubin e tij. Ai është në kuotën e 22 golave, vetëm 3 larg rekordit në një sezon për një sulmues të Granadës.

Megjithatë, edhe nëse nuk shënon, futbollisti shqiptar do të ishte mëse i kënaqur nëse do të ruante diferencën që ka me ndjekësit e tij në garën për “Këpucën e Artë” të La Liga 2. Ai ka një avantazh prej 3 golash ndaj De Haro të Mirandes dhe do të jetë e vështirë që ky i fundit ta kalojë.

Ngjitja e Granadës do të garantonte njëkohësisht që Uzuni nuk do të ndryshojë skuadër në verë, pasi sulmuesi i ka premtuar klubit që do të vazhdojë të jetë pjesë e tij, për të qenë protagonist edhe në La Liga ku kishte një rol “episodik” në eksperiencën e tij të parë atje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"