E shkarkuan, por Barcelona e Valverdes renditet e para në botë, ja përse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 16:08

E shkarkuan, por Barcelona e Valverdes renditet e para në botë, ja përse

Pavarësisht zhgënjimeve që kanë patur sezonin aktual, Barcelona rezulton të jetë klubi me fitimet më të mëdha për sa i përket vitit 2019.

antoine-griezmann-fc-barcelona-1566794292-24986

Sipas agjensisë që përllogarit të ardhurat e çdo klubi në botë “Deloitte Money Football League”, klubi katalanas arkëtoi 840.8 milionë € fitime duke u konfirmuar në këtë mënyrë si klubi me të ardhurat më të shëndetshme në planet. Kampionët e Spanjës lënë pas rivalët e përjetshëm të Real Madridit, të cilët kanë siguruar 757.3 milionë €.

11111111

Befason Mançester Junajtid, i cili me gjithë dështimet e njëpasnjëshme që regjistroi në sezonet e fundit ka arkëtuar plot 711.5 milionë €.

Megjithë eliminimin nga Superkupa e Spanjës, ish-tekniku Valverde arriti të paktën ta ndihmonte Barcelonën të shpallej “klubi me më shumë të ardhura të siguruara” për sezonin 2018/2019.

Valverde5

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"