E shkarkuan nga Teuta, reagon Arapi: Falënderoj futbollistët që ishin korrektë dhe profesionistë. Në futboll nuk ka lamtumirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2022 | 21:51

E shkarkuan nga Teuta, reagon Arapi: Falënderoj futbollistët që ishin korrektë dhe profesionistë. Në futboll nuk ka lamtumirë

Renato Arapi ka qenë “viktima” e parë në pankinat e Superiores në këtë edicion. Trajneri u shkarkua nga stoli i Teutës pas vetëm tre javësh, duke paguar rezultatet aspak bindëse të skuadrës së tij në këtë edicion.

arapi

Vetë trajneri ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale, duke falënderuar ata me të cilët kishte bashkëpunuar e duke lënë të hapur gjithçka për një kthim të mundshëm të tij në të ardhmen.

“Nga sot nuk do të jem më trajner i Teutës. Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe, duke filluar që nga futbollistët që kanë qenë korrektë dhe profesionistë. Falënderoj të gjithë stafin tim dhe drejtorin e klubit që kanë qenë një mbështetje e madhe për mua. Gjithashtu, falënderoj edhe klubin KF Teuta për mundësinë që më dha.

Siç dihet në futboll nuk ka lamtumirë, por vetëm mirupafshim. Ju uroj vetëm suksese”, shkruante Arapi.

302560554_789406122393176_5956423457330131991_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"