E shkarkuan nga drejtimi i Tiranës, flet Egbo: Askush nuk mund ta fshijë historinë time te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 8:59

E shkarkuan nga drejtimi i Tiranës, flet Egbo: Askush nuk mund ta fshijë historinë time te bardheblutë

Emanuel Egbo lavdëron të gjithë ata që e ndihmuan dhe thotë se askush nuk mund të fshijë historinë e sukseseve të tij te Tirana.

Egbo

“Së pari dua të falënderoj klubin Tirana për mundësinë që më dha në karrierë. Jam i pari afrikan që fitoj një titull në Europë dhe të drejtoj në ndeshjet që skuadra e Tiranës luajti në UEFA Champions League e Europa League. E di që është e pamundur të fshihet historia, titulli dhe që çuam skuadrën në ‘play off’-in e Europa League- s”, tha fillimisht Emanuel Egbo për “BBC Africa Sport”.

Ish-trajneri ka folur edhe për ndonjë zhgënjim të mundshëm që mund të ketë pasur nga shkarkimi i menjëhershëm. “Nuk kam ndonjë keqardhje apo të ndihem i zhgënjyer, sepse dhashë maksimumin dhe ekipi bëri po kështu. Në këto kushte unë i mbetem mirënjohës Zotit për atë që arritëm së bashku. U jam mirënjohës tifozëve të ekipit për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme dhe të ngrohtë ndaj meje dhe skuadrës.

Egbo

Lavdëroj lojtarët për frymën e tyre të mrekullueshme dhe pozitive gjatë gjithë fushatës sonë sezonin e kaluar. U them të gjithëve: Ju lumtë, duke filluar nga ai që luajti pak e deri tek ai që ishte titullar i padiskutueshëm. Tani për tani nuk ka keqardhje, por mirënjohje për të gjithë”, mbylli Emanuel Egboja. 46-vjeçari gjithashtu këmbëngul se më e mira ende nuk ka ardhur dhe është gjithashtu e pamundur të fshihet rekordi që ai ka vendosur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"