E shkarkuan nga drejtimi i Barcelonës, Valverde projektohet në stolin e rivalëve. Po kërkon shtëpi në qytetin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 17:04

E shkarkuan nga drejtimi i Barcelonës, Valverde projektohet në stolin e rivalëve. Po kërkon shtëpi në qytetin e…

Ernesto Valverde u shkarkua nga drejtimi i Barcelonë disa muaj më parë, teksa shkak për këtë u bënë rezultatet e arritura që kishin irrituar tifozët dhe dejtuesit katalanas.valverde

Pikërisht pas largimit të Valverdes, Barcelona i besoi drejtimin e skuadrës Kike Setien, i cili gjithashtu nuk ka bindur me rezultate dhe pritet të largohet pas përfundimit të sezonit.

Valverde tani mund të jetë rival i Barcelonës, pasi pritet të marrë drejtimin e Valencias. Këta të fundit e pëlqejnë shumë ish-trajnerin katalanas dhe kanë menduar t’ia besojnë atij drejtimin e skuadrës.

Sipas asaj që shkruan “Onda Cero”, thuhet se Valverde po përgatitet të marrë drejtimin e Valencias, madje raportohet se ai po kërkon edhe shtëpi në këtë qytet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"