E shiti për 300 mijë euro, tashmë Liverpulit i duhen 40 milionë për sulmuesin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2018 | 11:53

E shiti për 300 mijë euro, tashmë Liverpulit i duhen 40 milionë për sulmuesin e Milanit

Liverpuli, pas largimit të Felipe Kutinjos, po mendon për një zëvendësues për brazilianin. Në radarët e klubit anglez tashmë ndodhet Suso, spanjolli i cili zbarkoi te Milani në vitin 2015 pikërisht nga “The Reds”.

suso

Ai mbetet një nga goditjet e fundit të Adriano Galianit, i cili e solli në Itali për shumën modeste të 300 mijë eurove. Megjithëse tri vitet e kaluara në Angli nuk kanë qenë ndër më brilantet e karrierës së tij, 24-vjeçari nuk duket edhe aq kundër idesë për t’u rikthyer, sidomos me skuadrën e Jurgen Klop që do t’i jepte mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampioneve.

Nga ana e tij, Milani ka ngritur barrikadat duke “valëvitur” kontratën e sulmuesit, e cila, pasi u rinovua në shtator të vitit të kaluar, ka si afat skadence verën e vitit 2022. Në marrëveshjen e nënshkruar katër muaj më parë ekziston gjithashtu një klauzolë prej 40 milionësh, të cilën Liverpuli mund ta shfrytëzojë në çdo moment nëse Jurgen Klop vendos seriozisht të riktheje spanjollin në Premierligë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"