E shiti për 100 milionë euro, Dortmundi gati të rikthejë sulmuesin që shkëlqeu te verdhezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2023 | 13:20

E shiti për 100 milionë euro, Dortmundi gati të rikthejë sulmuesin që shkëlqeu te verdhezinjtë

Xhejdën Sanço po kalon një periudhë makthi me Mançester Junajtid, me sulmuesin anglez që nuk po gjen më hapësira te “Djajtë e Kuq”.

sanco

Pas një diskutimi që ka pasur me trajnerin Erik Ten Hag, Sanço duket se ka bërë gati valixhet dhe do të kërkojë largimin nga “Old Trafford” që në janar.

Ai ishte shumë pranë një kalimi të mundshëm te Al Etifak në Arabinë Saudite, por çdo gjë ka dështuar në momentet e fundit.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, në garë për të është futur dhe ish-skuadra e tij, Borusia e Dortmundit. Verdhezinjtë duket se janë të gatshëm që ta rikthejnë dhe njëherë sulmuesin që shkëlqente përpara disa vitesh me ta, të cilën e shitën në verën e 2021 për 100 milionë euro.

Duket se dhe vetë Sanço e pëlqen këtë ide dhe është i gatshëm të bëjë çmos që të rikthehet të luajë dhe njëherë në Gjermani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"