E shikon si aspekt të rëndësishëm, Daja “mbyt” Flamurtarin me teori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 11:57

E shikon si aspekt të rëndësishëm, Daja “mbyt” Flamurtarin me teori

Jo vetëm praktikë, por edhe teori. Trajneri Ilir Daja është shumë i interesuar që lojtarëve t’u flasë konsiderueshëm edhe nga ana teorike.

daja

Kështu, një pjesë të mirë të punës së tij me lojtarët e harxhon në teori, duke e parë këtë aspekt si shumë të rëndësishëm. Ndërkaq, dje ekipi e ka përqendruar përgatitjen edhe në aspektin teknikotaktik. Tiranasi do që skuadra e tij të jetë gati për sfidën me Teutën.

STAFI

Stafi teknik i Flamurtarit duket se nuk do të plotësohet me anëtarë të rinj. E, ndërsa në dukje mungon një përgatitës atletik, duket se këtë rol do ta bëjë vetë trajneri Ilir Daja. Ndihmësi i Dajës është tashmë Ardian Mema. Daja mbajti në staf edhe trajnerin portierëve, Luan Birçen. Tiranasi, me sa kuptohet, ka preferuar një grup të ngushtë njerëzish për të punuar te Flamurtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"