“E shijova shumë”, Grilish në qiellin e shtatë: Nuk ka shumë ekipe që t’ia bëjnë këtë Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 14:05

“E shijova shumë”, Grilish në qiellin e shtatë: Nuk ka shumë ekipe që t’ia bëjnë këtë Realit

Xhek Grilish është në qiellin e shtatë. Nëse çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes e fitoi shoku i skuadrës, Bernardo Silva, ai duhet të jetë ndarë për një fije me futbollistin më të shtrenjtë të Mançester Sitit.

grilish

Xhek Grilish tha për mikrofonat e “BT Sport” se është shumë i emocionuar pas ëndrrës që jetoi në “Bernabeu” javën e shkuar. Sulmuesi anglez ka krijuar 35 raste këtë sezon në Ligën e Kampioneve, një rekord që prej sezonit 2003-’04 në historinë e turneut për një lojtar anglez.

“Është e pabesueshme. Unë isha shumë i lumtur që javën e shkuar që po luaja në këtë ndeshje. Thjesht të jesh pjesë e saj është një ndjesi kaq e bukur. Një javë më vonë ndodhem këtu dhe kemi fituar 4-0. Jo shumë skuadra mund t’ia bëjnë diçka të tillë Realit të Madridit. Por kur ne jemi të gjithë të bashkuar dhe luajmë në shtëpi veçanërisht, ne thjesht ndihemi të pandalshëm”, tha Grilish.

Ndërkohë që vetëm një javë më parë, ish-kapiteni i Aston Vilës tha: “E shijova shumë. Mund të kishte pak nervozizëm, por janë mbrëmje për të cilat ti luan futboll dhe ëndërron. Të luash në një stadium si ky është si një ëndërr e bërë realitet. Këtë vit kemi një skuadër të re, lojtarë të ndryshëm.

Kemi mësuar nga ajo që ndodhi një vit më parë. Kemi ekuilibrin perfekt të përvojës dhe talentit. Nuk kam pasur kurrë kaq besim sa tani prej lojtarëve që rrethohem.

E shijova betejën me Karvahalin. Jam i lodhur. Nuk kam pasur kurrë kontraktime, por të dyja pulpat i kam në ngërç. Golin e De Bryjnes e shohim çdo ditë në stërvitje. E dija që ajo ishte e vetmja mënyrë për t’u shënuar. Erdhëm për të fituar këtu, por në fund është rezultati më i drejtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"