E “rrëmbeu” në moment të fundit, por Barcelona mund të largoi futbollistin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 13:50

E “rrëmbeu” në moment të fundit, por Barcelona mund të largoi futbollistin

Afrimet e verës te skuadra e Barcelonës duket se nuk kanë qenë të goditura. Ka qenë Vidal ai që ka shprehur pakënaqësi për minutat e pakta në dispozicion.

malcom

Megjithatë, një problem i madh është edhe Malkom. I blerë për 41 milionë euro nga Bordo, braziliani është “rrëmbyer” në momentet e fundit nga Roma, e cila kishte një marrëveshje me të. 21-vjeçari nuk po arrin të përshtatet dhe minutat e aktivizimit janë të pakta. Palët mund të ndahen shumë shpejt dhe interes për Malkom ka shprehur Totenhemi, që është i gatshëm të ofrojë deri në 50 milionë euro për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"