E rrallë/ Tirana shkarkon trajnerin, lojtarët bojkotojnë të revoltuar stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 9:29

E rrallë/ Tirana shkarkon trajnerin, lojtarët bojkotojnë të revoltuar stërvitjen

E rrallë!. Klubi shkarkon trajnerin, ndërsa të rinjtë bojkotojnë stërvitjen, duke mos qenë dakord me vendimin. Kjo ka ndodhur dje te Tirana U-19, teksa trajnerit të saj, Sokol Bulku, i kanë komunikuar shkarkimin nga detyra. Të revoltuar nga ky vendim, të rinjtë kryeqytetas kanë vendosur të mos marrin pjesë në seancën e djeshme.

halili

Ata nuk e kanë pritur mirë shkarkimin e trajnerit të tyre në mes të sezonit. Pas 12 javësh kampionat, Tirana U-19 renditet në vendin e katërt me 22 pikë, 6 pikë më pak se zona që të kualifikon në fazën “play-off”, nga ku shpallet edhe ekipi kampion. Sot pritet të mësohet më shumë rreth revoltës së të rinjve, të cilët nuk janë dakord me vendimin e marrë nga kreu i klubit bardheblu, Refik Halili.

sokol bulku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"