“E rrallë të luftojmë për mbijetesën”, lojtari i Besëlidhjes: Ndaj Erzenit e rëndësishme, nuk duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2021 | 10:46

“E rrallë të luftojmë për mbijetesën”, lojtari i Besëlidhjes: Ndaj Erzenit e rëndësishme, nuk duhet të…

Besëlidhja e ka shfrytëzuar në maksimumin pushimin që i rezervoi kalendari. Skuadra po punon për transfertën me Erzenin, e cila pritet të zhvillohet të shtunën e 2 majit. Përballë shijakasve do të jetë një ndeshje e luftuar, diktuar nga diferenca prej 3 pikësh.

DIBRA

Arenc Dibra beson jo vetëm te pikët, por edhe ruajtja e kreut të zonës “play out”. “Puna jonë, por edhe ndikimi i faktorëve të tjerë kanë bërë që Besëlidhja tani të jetë e detyruar të luftojë për mbijetesën. E rrallë kjo për skuadrën që garon në Kategorinë e Parë prej një dekade.

Ndeshja në Shijak është shumë e rëndësishme. Nuk duhet kurrsesi të kthehemi pa pikë. Objektivi për fazën e tretë është kreu i ‘play out’-it. Kam besim se kjo Besëlidhje do t’ia dalë”, tha mes të tjerash për “Panorama Sport” sulmuesi shkodran.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"