E rrallë në futbollin italian! Napoli u bën komplimente Atalantës dhe Interit pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 23:55

E rrallë në futbollin italian! Napoli u bën komplimente Atalantës dhe Interit pas ndeshjes

Futbolli italian gjithmonë ka mësuar me polemikat e pafundme në analizat që i bëhen çdo episodi të ndeshjeve. Kritikat dhe akuzat mes skuadrave janë thuajse të vazhdueshme dhe ka armiqësi historike mes klubeve të ndryshme e tifozerive përkatëse. Prandaj gjesti i sotëm i Napiolit, i ka lënë të gjithë të shtangur.

adasdasdasd

Pas ndeshjes që Atalanta dhe Interi barazuan me shifrat 0-0, një sfidë shumë e luftuar dhe me raste nga të dy ekipet, edhe klubi napolitan vendosi t’i bënte komplimente publikisht skuadrave për atë që kishin ofruar në fushë duke mos kursyer asgjë.

“Klubi i futbollit i Napolit komplimentohet me Atalantën dhe Interin pasi luajtën një ndeshje shumë të bukur, të përbërë nga futbolli i ndershëm dhe spektakolar”, shkruhej në mesazhin në rrjetet sociale që Napoli publikoi pas duelit, duke marrë pëlqime të shumta jo vetëm nga tifozeria e kësaj skuadre.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"