E RRALLË/ Luajti 10 ndeshje, por fitoi 5 trofe me dy klube. Futbollisti ndihet i privilegjuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2020 | 21:15

E RRALLË/ Luajti 10 ndeshje, por fitoi 5 trofe me dy klube. Futbollisti ndihet i privilegjuar

Suksesi absolut i Bajernit në këtë sezon ka shënuar rekorde historike, por dhe një fakt interesant.
118472046_3479127225488057_893839684500450959_o
Mbrojtësi i Realit Alvaro Odriozola, i cili është huazuar këtë sezon te kampionët e Europës dhe Gjermanisë ka mundur të koleksionojë plot 5 trofe (kampionatin spanjoll, Superkupën e Spanjës, kampionatin gjerman, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampioneve).

Futbollisti bask, i cili nuk mundi të gjejë hapësira këtë sezon as në Madrid dhe as në Mynih ka të drejtën e festimit pasi ka mundur të fitojë me vetëm 10 ndeshje të luajtura plot 5 trofe të rëndësishëm dhe për më tepër me dy superfuqi të futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"