E rrallë/ I mori autograf Halandit, gjesti i arbitrit bën xhiron e internetit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 9:47

E rrallë/ I mori autograf Halandit, gjesti i arbitrit bën xhiron e internetit (VIDEO)

Erling Haland, është një nga talentet më në formë të momentit. Ylli norvegjez, nuk admirohet vetëm nga tifozët, teksa së fundmi ka fituar edhe simpatinë e gjyqtarëve.

f1wfa

Një moment tepër special u regjistrua mbrëmjen e djeshme, në fundit e sfidës Mançester Siti-Dortmund, teksa gjyqtari anësor, nuk nguroi t’i kërkonte një autograf Halandit, i cili po u drejtohej dhomave të zhveshjes.


Pavarësisht inatit që lojtarët e Dortmundit kishin me arbitrin kryesor Ovidiu Hategan, i cili anuloi golin e Bellingam, Haland ruajti profesionalizmin dhe e dhuroi me kënaqësi këtë autograf.

Ky gjest i rrallë, ka bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale, ku komentet kanë qenë tepër pozitive për sulmuesin e skuadrës gjermane. Situata të tilla, nuk ndodhin shpesh, kur bëhet fjalë, për ndeshje të këtij niveli dhe për një kompeticion si Champions League.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"