E RRALLË/ E kërkoi De Biazi në Kombëtare, talenti shqiptar përfundon ushtar në Zvicër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 19:30

E RRALLË/ E kërkoi De Biazi në Kombëtare, talenti shqiptar përfundon ushtar në Zvicër

Disa vite më parë u vlerësua si një talent me një të ardhme të ndritur, por karriera e futbollistit me origjinë shqiptare, Shani Tarashaj, nuk ka shkuar ashtu siç pritej.

Trashaj

Sulmuesi 24-vjeçar, u transferua me shumë bujë disa sezone më parë, te skuadra e Evertonit, ndërkohë që ishte në vëzhgim edhe nga Xhani De Biazi, i cili i bëri ftesë Trashajt që të bashkohej me kuqezinjtë, por ai zgjodhi të përfaqësonte Zvicrën.

78721122_10214883044885664_1242085296254746624_n-1

Prej më shumë se 2 sezonesh, futbollisti duket se është harruar, teksa ka përfunduar duke kryer shërbimin ushtarak në Zvicër. Aktualisht Trashaj është në pronësi të Evertonit.

shani-tarashaj-1475682178-6242

Drejtuesit e klubit anglez e kanë huazuar te holandezët e Emenit, por 24-vjeçari, thuajse se nuk është aktivizuar fare te kjo skuadër, duke u fokusuar më se shumti tek ushtria.

Trashaj ushtar

Në të kaluarën sulmuesi ka qenë pjesë e Grasshopers në elitën e futbollit zvicerian si dhe e Ajntrakht Frankufrit në Bundesligën gjermane.

Trashaj5 Ushtar Tarashaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"