E rrallë, 80-vjeçarja turke zbret në tapetin e xhudos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 15:07

E rrallë, 80-vjeçarja turke zbret në tapetin e xhudos

Ajten Alatash është një 80-vjeçare që ka nisur të praktikojë sportin e xhudos në qytetin turk, Adana. Sipas gazetës turke “Daily Sabah”, Ajten Alatash dërgonte për katër vite me radhë të bijën e saj në stërvitjet e xhudos dhe një ditë, pas një diskutimi me trajnerin, kuptoi se edhe ajo vetë mund të provonte ta ushtronte këtë sport.

ajo-1

“Gjithmonë pyesja vajzën time, duke menduar se xhudoja ishte një përleshje, por kur shkova ta shihja vetë, pashë që ishte diçka krejt ndryshe dhe nisa ta adhuroj këtë sport dhe tashmë jam një shembull për të rinjtë”, deklaroi 80-vjeçarja që është e mendimit se stërvitjet e xhudos e kanë ndihmuar të luftojë kundër sëmundjeve dhe gjithashtu falënderon autoritetet që i dhanë lejen për të marrë pjesë në këtë sport.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"