E rrallë/ 1200 km për të ndjekur Xhenoan i vetëm, tifozi: Dukesha i çmendur!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 9:36

E rrallë/ 1200 km për të ndjekur Xhenoan i vetëm, tifozi: Dukesha i çmendur!

Nuk është e pazakontë të bëhet një udhëtim i gjatë për të ndjekur skuadrën e zemrës në transfertë. Është, përkundrazi, nëse udhëtimi bëhet vetëm, pasi sektori i kushtuar tifozërisë mike ishte i mbyllur: i ka ndodhur Masimo Limonçelit, fans i Xhenoas.

Xhenoa tifozi

Rezident në Leçe, u nis të mërkurën drejt Romës, në stadiumin “Olimpico”, ku ka ndjekur në vetmi totale ndeshjen e djemve të Balardinit: i rrethuar nga stola të boshatisur, sepse “për banorët e rajonit të Ligurias nuk ishte akorduar mundësia për blerjen e biletave”, siç ishte vendosur disa ditë më parë.

Udinese Calcio v Genoa CFC - Serie A

Rezident në Pulja, Masimo nuk ka pasur probleme. I vetëm mes një “shkretëtire”, përshkoi 1200 kilometra në total (600 për vajtje, po aq për kthimin). “Eksperiencë e çuditshme, – komentoi tifozi. – Më sugjeruan të zhvendosesha, por preferova të qëndroj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"