“E rëndësishme pika që morëm”, Mezani: Derbi luhet për të fituar, e dominuam Dritën në pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 18:30

“E rëndësishme pika që morëm”, Mezani: Derbi luhet për të fituar, e dominuam Dritën në pjesën e dytë

Trajneri i Gjilanit Gentian Mezani është shprehur i kënaqur me barazimin në derbin e Gjilanit kundër kampionëve të Kosovës, Dritës, 0-0.
Gentian-Mezani
Pas përfundimit të ndeshjes, tekniku vlonjat vlerësoi ekipin e tij për lojën e zhvilluar në pjesën e dytë. Megjithëse në një derbi të dyja ekipet luftojnë për fitore, ish-trajneri i Flamurtarit dhe Laçit e konsideron të vlefshme pikën e marrë ndaj “Intelektualëve”.

“E nisëm ndeshjen mirë, por pastaj u tërhoqëm sepse Drita na vuri në vështirësi. Ne e dominuam pjesën e dytë. Bëmë diferencën me disa aksione. Reagimi i skuadrës në pjesën e dytë ishte shumë i mirë dhe kjo është e rëndësishme për ne. Është një pikë e vlefshme. Derbi luhet gjithmonë për t’u fituar, dy ekipet duan fitoren. Ishim të përgatitur për këtë ndeshje me lojtarët që kanë eksperiencë në derbi”, u shpreh trajneri i Gjilanit Gentian Mezani.

Gjilani renditet në vendin e tretë me 9 pikë, por me dy ndeshje më shumë se Drita, e cila mban vendin e dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"