E rëndë në Kosovë, sulmohet fizikisht presidenti i federatës Agim Ademi. Përfundon në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 13:16

E rëndë në Kosovë, sulmohet fizikisht presidenti i federatës Agim Ademi. Përfundon në spital

Një lajm vërtet i rëndë vjen nga Kosova, ku dyshohet se presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit është sulmuar fizikisht dhe ka përfunduar në spital.

Agim-Ademi

Sulmi ka ndodhur në Prishtinë mëngjesin e sotëm duke krijuar jo pak debat në Kosovë. Sipas ‘’Indeksonline’’, Ademi pas sulmit ka marrë dhe ndihmë mjekësore çka e bën dhe më serioze situatën.

E sotmja ishte një ditë e veçantë për presidentin Ademi pasi feston 60-vjetorin, por mesa duket dita është prishur nga ngjarja e rëndë. Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar mbi këtë çështje, por priten të reja në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"