E rëndë/ Mundësi shqiptar thyehen shtyllën kurrizore, transportohet me helikopter në Lubjanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2017 | 18:07

E rëndë/ Mundësi shqiptar thyehen shtyllën kurrizore, transportohet me helikopter në Lubjanë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kampionatin Ballkanik të të rinjve U17 në mundje, që po zhvillohet në Slloveni. “Top Channel” raporton se mundësi shqiptar Leonardo Frrokaj humbi ndjenjat gjatë garës, pasi dëmtoi dy vertebrat e shtyllës kurrizore.

Frrokaj

Menjëherë Federata Botërore e Mundjes dhe organizatorët i erdhën në ndihmë sportistit shqiptar, të cilin e transportuan me helikopter në Lubjanë, ku i është nënshtruar një operacioni për rreth 4 orë.

Për momentin situata shëndetësore mbetet e rëndë, me 17-vjeçari që qëndron në gjendje kome deri në ndërhyrjen tjetër, me të cilën mjekët po përpiqen që t’i rikthejnë frymëmarrjen natyrale dhe lëvizjen e gjymtyrëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"