“E rëndë deklarata e trajnerit Kolela”, Shpëtim Duro: Ky derbi do të kujtohet gjatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 21:54

“E rëndë deklarata e trajnerit Kolela”, Shpëtim Duro: Ky derbi do të kujtohet gjatë

Ish-trajneri i Partizanit, shpëtim Duro, ishte i ftuar në emisionin “Sport News” në “News 24” për të folur për derbin mes të kuqve dhe Tiranën, por dhe për gjendjen në kampionat. Në një bashkëbisedim me moderatoren Trevisa Tufa, ai u shpreh se Tirana bëri diçka fantastike në derbi, ndërsa për Partizanin u shpreh se skuadrat duhet të mësojë nga gabimet.

shpetim duro

“Partizani ka pasur një ecuri të mirë në derbi. Nga viti 2014 deri në 2019 nuk kishte humbje. Këto dy tre vitet e fundit Tirana është më e suksesshme në derbi. Është e njëjta situatë si me Partizanin.

Nuk ka diferenca mes Partizanit dhe Tiranës. Janë dy skuadra që do të jenë rival për titullin kampion. Ato dhe Vllaznia. Derbi është shumë i rëndësishëm dhe do përqendrim. Është e rëndësishme si ti përgatitësh. Shehi e ka përgatitur më mirë edhe në fushën e lojës rezultoi superior në zgjedhjet e bëra. Tirana luajti me 10 futbollistë dhe shënoi dy gola. Kjo është diferenca në derbi. Duhet të përgatitet mjaftë mirën përpara ndeshjes.

Kur them që nuk më bindet skuadra në një ndeshje të tillë është shumë re rëndë. Ai thotë që nuk më bindet ekipi. Ai duhet të reflektojë se kush janë këta futbollistë. Partizani ka një skuadër të mirë. Aty duhet një drejtim me personalitet. Ka lojtarë shumë të mira, por kanë shumë teka. Tirana është më skuadër se Partizani. Të shohim se kush nuk do të luajë në ndeshjen tjetër.

Derbi ka shumë impakt, sipas rezultatit. Ka ndikuar në opinion. Është shumë i rëndësishëm. Partizani është në vendin e parë. Tani është në pritje për të marrë hak.

Të jemi realist. Partizani në epokën “Demi” ka qenë aty. Partizani ka qenë skuadra më kryesore e kampionatit. Ka të gjithë parametrat për t’u shpallur kampion. Ka kushtet financiare, organikën, një kompleks modern. Unë që po flas sot i kam përjetuar të tre rezidencat e Partizanit. I kompleton më shumë kushtet për të pasur tifozeri. Është një gjë plus për të dalë kampion.

Nga viti 2014, që filloi pathyeshmëria e Partizanit në derbi në 5 vite. U desh një trajner italian që ta thyente këtë gjë. ne si trajnerë vendas e dimë më mirë ambientin. Tirana fitoi një ndeshje që unë mendoj se nuk duhet të harrohet. Të jesh nga minuta  e 30’ me 10 veta dhe ta fitosh është diçka e veçantë.

Përzgjedhja e ekipit Kombëtar ka shumë alternativa. Është protagonist me Tiranën. Pastaj ato janë detyrë e atyre që drejtojnë ekipit Kombëtarë.

Tiranës i kanë ikur 4-5 lojtarë cilësorë, por i ka zëvendësuar me lojtarë që e njohin superioren. Kjo është meritë e Tiranës. Kjo gjë i bën ata sërish pretendentë për kampion. Tirana ka meritë që diti t’i vlerësojë largimet e sezonit të fundit.

Tregon rivalitet. Jo shumë cilësi, por të shikosh pjesën e fundit të klasifikimit, që janë skuadra që duhet të ishin më shumë super. Janë skuadrat debutuese që e kanë dhënë këtë rivalitet. Janë nga rastet e pakta që e kanë dhënë këtë rivalitet. Janë skuadra që kanë qenë pretendente që do të luftojnë për mbijetesë”, u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"