E quajti virusin “grip të lehtë”, ish-ylli i Barcelonës i tërheq vëmendjen presidentit të tij: Po vuajnë shumë njerëz!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 25, 2020 | 21:17

Bota FB Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

E quajti virusin “grip të lehtë”, ish-ylli i Barcelonës i tërheq vëmendjen presidentit të tij: Po vuajnë shumë njerëz!

Ish-futbollisti i Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së Dani Alvesh i është drejtuar hapur presidentit të Brazilit Zhair Bolsonaro që “të marrë seriozisht situatën e krijuar në mbarë botën nga pandemia e koronavirusit”.

DANI ALVES

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Alvesh kërkon nga presidenti i vendit të tij që të mendojë për jetët e brazilianëve. Bolsonaro skandalizoi me deklaratën e tij të fundit se “koronavirusi është vetëm  “një grip i lehtë dhe të gjithë situatën psikologjike e krijuar nga virusi COVID-19 e ka quajtur “një histeri”.

bolsonaro

“Zoti, president! Ju respektoj shumë, por ka shumë familje dhe njerëz që janë duke punuar për të luftuar këtë pandemi dhe ju si njeriu më i rëndësishëm i vendit duhet të mendoni për të mirën e njerëzve tanë. Është një periudhë e vështirë për të gjithë botën dhe popullin tonë. Nuk duhet ta injorojmë këtë situatë. Si një qytetar i përulur dua të shpreh opinionin tim. Nuk duam të jetojmë më me frikë dhe të mos arrijmë dot të ndajmë kujtimet me njerëzit. Zoti e bekoftë Brazilin dhe botën!”, shkruan Dani Alvesh.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com