E quajtën zevzek, Gjika shpërthen ndaj Idrizit dhe Lelit: Dy meshkuj që përqafohen “hot”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 14:12

E quajtën zevzek, Gjika shpërthen ndaj Idrizit dhe Lelit: Dy meshkuj që përqafohen “hot”

Shpëtim Gjika ka reaguar, pikërisht në “Facebook”, pas thumbave që presidenti Sinan Idrizi tha dje për të.

Sinan-Idrizi-Dritan-Leli-750x430

“Tani është ‘keq me burrë, keq pa burrë’. Kryetari i bashkisë nuk është vetëm sot pranë ekipit, por është gjithmonë. Por ka një gjë qytetare të llojit të veçantë që ndryshe nga ai zevzeku i ‘Facebook’-ut që bezdis në çdo kohë dhe në çdo vend, Leli i qëndron pranë Flamurtarit, gjithmonë si një regjisor i mirë dhe ka informacion të saktë në çdo kohë, pa fyer qytetin, pa e bezdisur dhe pa e shkatërruar”,  ishte komenti i Idrizit për Dritan Lelin, kryetarin e Bashkisë Vlorë, por njëkohësisht edhe një “thumb” për ish-kryetarin Gjika.

shpetim-gjika-stadium

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Gjikës. Ai ka postuar në “Facebook” një status të shkurtër ku i përgjigjet Idrizit me shumë metafora.

“Faleminderit, që pas kaq vitesh, në këtë moshë, më mundësove të shoh live dy meshkuj, (burra nuk u them dot), të “mikloheshin”, “të komplimentoheshin”, të “përkëdheleshin”, e pothuajse të ledhatoheshin me njëri-tjetrin, për ta mbyllur me një hot “përqafim”. Dhe në momentin që ata “dy meshkuj” (se burra nuk i quaj dot) e vendosën se, “armiku” i dashurisë së tyre, paskam qenë unë me “zevzellëkun” tim në fb, kaluan në orgazëm. Më pas, njëri nga “meshkut” fluturoi” në ajër, ndërsa “mashkulli” tjetër “zbriti” me këmbë në tokë”, ishte mesazhi i plotë i ish-kryetarit të bashkisë Gjika. Më poshtë faksimile e postimit të tij në “Facebook”

gjika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"