“E provokuan”, Klop reagon për goditjen me kokë të Nunjez: Nuk është kjo mënyra si duhet të sillet. Jam realisht krenar për reagimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 23:35

“E provokuan”, Klop reagon për goditjen me kokë të Nunjez: Nuk është kjo mënyra si duhet të sillet. Jam realisht krenar për reagimin

Liverpuli ka siguruar sot vetëm një barazim ndaj Kristal Palas në kampionat, duke humbur përsëri pikë të rëndësishme në luftën për titullin kampion. Por Jurgen Klop duket i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij ka reaguar sot në fushën e lojës duke kërkuar barazimin edhe kur mbeti me 10 lojtarë, pas një kartoni të kuq të Nunjez të cilin ai e kritikoi publikisht pasi goditi me kokë kundërshtarin.

klop nunjez

“Ishte një fillim shumë i mirë, pikërisht ajo që dëshironim, duke treguar shumë dëshirë dhe ajo u shfaq.

Por pastaj ishim të pafat në një situatë. Plani i ndeshjes i Kristal Palas ishte të mbanin 5 lojtarë mbrapa, të kishte futbollistë pas linjës së topit dhe të tentonte kundërsulmin. Është e vështirë me shpejtësinë që ka Zaha.

E nisëm pjesën ë dytë në mënyrë pozitive, por ai karton i kuq ishte një goditje. Sigurisht ishte i kuq, ai u provokua por kjo nuk është mënyra se si duhet të sillet.

Por pastaj ne barazuam katër minuta më vonë. Me 10 lojtarë, duke bërë një paraqitje të tillë, ndjesia ime reale tani është se jam krenar”, theksoi Klop para kamerave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"