E prisnin si zëvendësues të Inzagit të Interi, fituesi i “Triplete” firmos për klubin tjetër të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 20:57

E prisnin si zëvendësues të Inzagit të Interi, fituesi i “Triplete” firmos për klubin tjetër të Serisë A

Emri i Dejan Stankoviç ka qarkulluar këto ditë gjerësisht në Itali si një zëvendësues i mundshëm i Simone Inzagit në pankinën e Interit.  Por fituesi i “Triplete” me zikaltrit, do të kthehet në Itali si trajneri i një tjetër skuadre të Serisë A.

dejan stankovic

Mediat italiane bëjnë të ditur se ish-mesfushori serb i cili së fundmi ka drejtuar Crvena Zvezdën në Serbi, ka gjetur akordin e plotë me Sampdorian dhe do të bëhet trajneri i ri i ekipit nga i cili u shkarkua pak ditë më parë Marko Xhiampaolo. Akordi është firmosur por tashmë mbeten disa detaje formale për t’u plotësuar para se të bëhet zyrtarizimi i tij, pasi ai është një shtetas ekstrakomunitar, ashtu si pjesëtarë të stafit të tij që do të drejtojnë Sampdorian.

Pritej që zyrtarizimi dhe prezantimi i tij të bëhej sot, por për momentin nuk janë mbyllur procedurat burokratike, duke lënë gjithçka në vendnumëro. Një situatë e veçantë e cila ka shtyrë edhe klubi n e Sampdorias që të njoftojë lojtarët se për momentin nuk është vendosur se kur do të zhvillohet seanca stërvitore ditën e nesërme, edhe pse ekipi ka pak ditë për të përgatitur sfidën e radhës në kampionat ndaj Bolonjës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"