“E prisnim kryesimin”, rrëfehet Gjyla: Nuk jemi ende në maksimumin tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 9:15

“E prisnim kryesimin”, rrëfehet Gjyla: Nuk jemi ende në maksimumin tonë

 Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, e komentoi kështu fitoren që e ngjiti ekipin e tij në krye: “Një kryesim i pritshëm. Kampionati është i gjatë dhe secila skuadër do të ketë oshilacionet e veta. Unë mendoj që ne do të shikojmë tonat.gjyla

Do të ecim hap pas hapi. Do të shikojmë ndeshjet tona, do t’i marrim me radhë. Në momentin që fiton ndeshjet e tua, vazhdon të ecësh përpara. Skuadra ka nevojë për ritëm dhe nuk ka marrë formën e duhur, pasi futbollistët janë akoma të ngarkuar, qoftë Branica, qoftë Mone, që nuk e kanë marrë veten, sepse vijnë nga dëmtimet.

Apo, edhe e gjithë skuadra. Unë mendoj se ishte një ndeshje që e pata frikë. Ndeshjet e tjera do të jenë me skuadra ku do të kemi më shumë hapësira”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"