“E prisja këtë fitore në Superkupë”, Teuta pa frena në merkato, presidenti Hasanbelliu: Vjen një sulmues të hënën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2021 | 9:11

“E prisja këtë fitore në Superkupë”, Teuta pa frena në merkato, presidenti Hasanbelliu: Vjen një sulmues të hënën…

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu u shfaqe tepër i lumtur, pas triumfit 3-0 që skuadra e tij arriti në Superkupë ndaj Vllaznisë. Në një prononcim të dhënë për mediat, pas ndeshjes, Hasanbelliu ndër të tjera zbuloi se ditën e hënë Teutës do t’i bashkohet edhe një sulmues, i cili pritet të jetë dhe goditja e fundit në këtë merkato vere.

Hasanbelliu

“Pak a shumë e prisnim këtë fitore. Skuadra ka bërë ndeshje të mira, edhe pse u eliminuam nga kupat e Europës.

Mendova që do ta fitonim Superkupën, pasi Vllaznia ishte skuadër në dukje e re. Ndaj prisja që të fitonim ne. Dua të falënderoj çunat, që bënë ndeshje të bukur dhe e merituan këtë trofe.

Ne e merituam kampionatin. Ata mund të mendojnë që jo… Ne kemi problemet tona, sot luanim me dy mbrojtës të rinj qendre. Kemi një sulmues që do të na vijë të hënën, do ua japim mediave edhe emrin kur të mbyllet.

Objektivi është titulli kampion, dihet. Normalisht do jetë shumë e vështirë, pasi janë 7 skuadra pretendente. Ne do mundohemi të bëjmë maksimumin”, deklaroi numri 1 i durrsakëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"